E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ajola Xoxa kundër kontrollit, bashkëshortja e Veliaj ankohet për hetimet në apartamentin në ish-bllok

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kundërshtoi sot në Gjykatën e Posaçme kontrollin e ushtruar më 14 janar në një apartament në ish-Bllok.

Prokuroria e Posaçme e realizoi kontrollin me qëllim zbulimin, administrimin dhe sekuestrimin e provave që mund të kenë lidhje me hetimet që po kryhen ndaj Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

Kryebashkiaku i Tiranës është vënë nën hetim për katër akuza: korrupsion aktiv e pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë