Ajax mori një fitore të cmuar në Angli kundër Tottenham në takimin e parë gjysmëfinal të Uefa Champions League.

Talentet holandez treguan edhe një herë klasin e tyre duke fituar 1 me 0 në Londër përballe një Tottenhami me dy fytyra që vuajti shumë mungesën e Kanë dhe Son.

Ajax bëri një pjesë të parfë fantastike ku shënoi me anë të Van de Beek dhe më tej falë agresivitetit, qarkullimit të topit dhe freskisë fizike pati edhe disa moment të tjera të mira të cilat nuk mundi ti shfrytëzojë.

Në pjesën e dytë Tottenham u zgjua por nuk arriti dot të ekuilibroje rezultatin. Ajax ishte më I kujdeshëm në pjesën e dytë por ne kundërsulm mund ta kishte goditur sërish ekipin anglez teksa Neres goditi edhe shtyllën.

Skuadra e Ten Hag shkon në ndeshjen e kthimit në Amsterdam pas një jave me një rezultat shumë të favorshëm per të siguruar finalen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *