E diel, 8 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Ai nuk dëshiron të bëhet baba!

Ai është një ndër aktorët më simpatikë dhe më të kërkuar në Hollywood, por Jared Leto ka treguar se është paksa njëri i tërhequr dhe ka shumë pak miq, përfshi këtu Alessandro Michele dhe Leonardo DiCaprio.

 

 

Fituesi i Oscar ka folur për numrin e fundit të revistës “ES” për rrethin e ngushtë shoqëror si dhe mendimi i tij për të krijuar një familje.

Reklamë

 

 

“Unë kam shumë pak miq, kështu që e shijoj shumë kohën që kaloj me ata pak miq që kam”, – tregon Jared.

 

 

Aktori, i cili ka qënë i lidhur me Scarlett Johansson dhe Cameron Diaz, është tepër i lumtur që është beqar dhe nuk ka asnjë plan për t’u bërë baba.

 

 

“Mendoj se është shumë e rëndësishme të jesh prezent nëse ke fëmijë. Unë kam shumë gjëra për të cilat duhet të kujdesem”, – ka thënë aktori për mungesën e dëshirës për të krijuar një familje.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë