E hënë, 2 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 53 sekonda më parë
Video · Bota

Ahmeti takohet me Zaev, diskutohet situata politike

Liderët e LSDM dhe BDI, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti vijojnë takimet në përpjekje për zgjidhjen e krizës, që ka përfshirë prej muajsh Maqedoninë. Parlamenti mbetet ende i bllokuar, pasi VMRO-DPMNE nuk po lejon zgjedhjen e kryetarit, që do t’i hapte rrugën edhe formimit të qeverisë. Zaev deklaroi se ka mbështetjen e partive shqiptare dhe se po bëhet gjithçka për shmangien e tensioneve dhe transferimin paqësor të pushtetit. Ndërsa Ahmeti rikonfirmoi mbështetjen për LSDM për zgjidhjen e krizës.

 

 “Ne do t’i menaxhojmë bashkë çështjet, sepse jemi shumicë”.

 

Reklamë

Nga presidenti Ivanov nuk ka shenja tërheqjeje, pasi dhënia e mandatit Zoran Zaev sipas tij, vë në pikëpyetje pavarësinë e vendit, sepse ai ka pranuar platformën e një shteti të huaj.

 

Të hënën Maqedoninë do ta vizitojë zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Çështjet Europiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, por ashtu siç ka bërë edhe në të tjera raste presidenti Ivanov ka refuzuar ta takojë atë, me argumentin se e ka axhendën të ngjeshur.

 

 

Më shumë video

Reklamë