Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate këtë të hënë kanë konfirmuar se kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

 

Kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti, ndër të tjera ka thënë se do të garojnë me një listë të përbashkët qeverisëse.

 

“Pas negociatave që kemi pasur mes dy subjekteve tona kemi arritur marrëveshje që për zgjedhjet e ardhshme të garojmë së bashku. Ky është një bashkëpunim edhe politik edhe zgjedhor, duke i marr parasysh disa vija të bashkëpunimit që i kemi pasur në vitet e kaluara por që janë zgjeruar në fusha tjera që ne do të garojmë bashkë me një program të përbashkët qeverisës”.

 

Ahmeti ka përmendur disa nga kërkesat e programit të përbashkët.

 

“Ka pasur spekulime që PSD po hyn në Qeveri, që po e zëvendësojmë AAK-në. Por ne iu kemi thënë që ne nuk do të zëvendësojmë një parti apo tjetër dhe se Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja. Ne sot po i bashkojmë forcat dhe synim kryesor e kemi t’i fitojmë zgjedhjet me një program qeverisës. Në këtë program i kemi vendosur disa kërkesa të cilat kanë qenë të drejtuara duke marr parasysh qëndrimet e ndryshme. PSD lufton për pagën minimale, për të drejtat e punëtorëve që i kemi vendosur si prioritet. Kemi diskutuar për zhvillim ekonomik, po ashtu intensifikimin në luftën kundër korrupsionin, si dhe synimi në integrimet euroatlantike”.

Sipas tij bartës i listës do të jetë i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *