Subscribe

Në një kohë që deputetë të mazhorancës kërkuan rritjen e kufirit të pagave të pataksueshme, nga 30 në 40 mijë lekë, me qëllim mbrojtjen e shtresave të nevojë, Ministria e Financave vjen me një propozim të ri, krejt të kundërt.

 

Ministri Arben Ahmetaj hodhi idenë që të gjitha pagat e ulëta të cilat nuk taksohen, të përfshihen në skemë, pra të tatohen me një nivel prej 1 .5%.

 

Më thatë për ndryshimin e Tatimin e të ardhurave personale. Do ta diskutojmë kur të vijmë tek diskutimi nen për nen. Besoj unë që janë 55% e të punësuarve që janë jashtë sistemit fiskal, pra nuk kontribuojnë fiskalisht nëpërmjet tatimit të të ardhurave personale besoj se mund të maturojmë një propozim që ta ulim pragun nga 300 ta çojmë 100 apo të fusim në sistem me 1.5% taksë të gjithë. Unë e kam bërë një propozim besoj do diskutohet në të ardhmen që ti fusim të gjithë kontribuues me 1.5% tatim të ardhurash personale dhe bëjmë të gjithë gamën e të punësuarve brenda sistemit kontributiv fiskal.-tha Ahmetaj

 

Ky propozim i ri i ministrit, që do të shqyrtohet nga Komisioni i Ekonomisë, vjen në një kohë kur informaliteti në fushën e pagave mbetet i lartë.

 

Sipas të dhënave në drejtorinë e bizneseve VIP ku përshihen kompanitë e mëdha, rreth 42 % e të punësuarave deklarojnë pagë 30 mijë lekëshe që për ministrin është një situatë e papranueshme.

 

Këto deklarata u bënë gjatë diskutimit të të ardhurave për vitin 2019, ku qeveria parashikon që të mbledhë 486 miliard lekë, ose 30 miliard më shumë se viti aktual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *