Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj premtoi se Viti i Ri do t’i gjejë banorët e Shijakut që u dëmtuan nga tërmeti në banesa të reja. Gjatë një takimi për rindërtimin, Ahmetaj tha se Shijaku do të rikrijohet.

 

“Nuk po flasim për rindërtim të Shijakut, po rikrijim të tij, si në aspektin ekonomik ashtu dhe atë të zhvillimit urban. Shijaku ka 48 pallate dhe do të rikrijohen nga e para 39 pallate, pra rikrijim i qyteti nga e para. Qeveria ka kaluar vendimin për të hapur prokurimin ndërkombëtar të 3400 banesave në të gjithë territorin. Të gjithë do e presin vitin e ri në shtëpinë e tyre të reja. Shijaku i gjithë brenda këtij viti do të jetë një kantier i kurrë më parë , por një kantier që ndërton të ardhmen.  Ne mes të vitit 80 % e projektit do të jetë materializuar.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *