Buxheti i 2019 do të jetë buxheti i uljes së borxhit public, dhe më i miri për shqiptarët.

 

Kjo ishte ajo që deklaroi ministri i financave nëpërmjet një konference për shtyp, ku prezantoi dokumentin më të rëndësishëm financiar.

 

Arben Ahmetaj: Megjithëse ulim borxhin publik, investimet janë rreth 5 perqind e GDP. Te cilat furnizojnë sektorët kryesorë të ekonomisë, duke u fokusuar te infrastruktura dhe vazhduar te arsimi e mbështetur një rritje te te ardhurave.

 

Ahmetaj foli edhe për rritje pagash në disa sektorë. Sektorët ku përfitojnë rritje do të jenë shëndetësia, arsimi dhe në fund të mandatit rritja e pagës së arsimtarëve do të shkojë në 40%. Ndërkohë mbrojtja do te këtë një rritje të madhe. Përfiton policia e burgjeve rritje pagash. Për herë të parë pas kaq vitesh përfitojnë edhe diplomatët, për tu rritur dinjitetin me një kompensim të arsyeshëm.

 

Ahmetaj tha se për herë të parë, nga paketa fiskale, disa sektorë të ekonomisë si bujqësia lehtësohen plotësisht.

ky është buxheti i bujqësisë, e cila është përjashtuar totalisht nga taksat. Sot bëmë edhe një veprim tjetër si qershia mbi tortë, heqjen e TVSH të shërbimeve veterinare. Një sektor i tërë i cili është 20% e GDP dhe 47% të të punësuarve direkt ose indirekt, të përjashtuar nga barra fiskale.

 

Gjithashtu Ahmetaj u ndal edhe te investimet në infrastrukturë duke mbrojtur kontratat e partneritetit-publik-privat.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *