Subscribe

Qeveria e komenton si një merite te sajën, vlerësimin pozitiv te kompanisë prestigjioze “Standard and Poor’s”. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, ne një interviste per Vizion Plus, thotë se ky përmirësim i vlerësimit ekonomik, i atribuohet reformave te ndërmarra nga qeveria shqiptare, te cilat kane nisur te japin efekte pozitive. “Standard and Poor’s” e vlerësoi borxhin e ekonomisë shqiptare nga “B” ne “B+” duke reflektuar besim tek performanca fiskale ne vend. Per Ahmetajn, ekonomia ka nisur trajektoren e saj pozitive dhe pritshmërite për këtë vit, janë për një rritje te mundshme ne 3.5 %. Nota pozitive e agjencisë prestigjioze është një tregues i imazhit te qeverise ne tregjet ndërkombëtare financiare, por edhe për investitorët e huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *