Çështjet e pronave jane kërcënimi me i madhe dhe me i rrezikshëm i buxhetit te shtetit. Nëse nuk i jepet zgjidhje problemeve te pronësie, fatura qe do te duhet te mbaje arka e shtetit do te jete e papërballueshme, si do te do te fusë ne kolaps financat publike. Paralajmërimin e ka dhëne ministri i financave Arben Ahmetaj. Kjo deklarate vjen ne nje moment kur Gjykata Kushtetuese është ne fazën e dhënies se vendimit per ligjin e pronave, ligji i cili është ankimuar jo vetëm nga grupet e interesit, por edhe nga presidenti i Republikës, pasi është versuar si antikushtetues. Por cilido qe te jete vendimi i Kushtetueses, pronaret jane shprehur te vendosur per ta çuar ate ne Gjykatën e Strasburgut. Çdo vit jane qindra mijëra euro vendime qe vijnë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtave te Njeriut, te cilat janë ne favor te pronareve shqiptare. E gjithë kjo situate ka si përgjegjës qeveritë shqiptare, qe nder vite nuk i kane dhëne zgjidhje kaosit te pronave.