E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ahmetaj prezanton buxhetin 2017

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka prezantuar buxhetin e vitit 2017, të fundit për këtë mandat qeverisës. Edhe për vitin e ardhshëm investimet publike do të fokusohen në mbylljen e projekteve të mbetura pezull, në rritjen e sigurisë rrugore, konkretisht në sinjalistikë si dhe në mirëmbajtje. Projektbuxheti dhe paketa fiskale 2017 u prezantuan në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Kryetari Erjon Brace vendosi që opozita të bëjë oponencën e saj në mbledhjet e radhës, por ky fakt ka revoltuar deputetet e Partisë Demokratike, të cilët braktisën mbledhjen. Ridvan Bode denoncoi buxhetin e 2017 si draftin që nuk mban asnjë nga premtimet elektorale të mazhorancës. Kuvendi i Shqipërisë do të diskutojë për 35 ditë më radhe të gjithë treguesit e buxhetit dhe paketës fiskale 2017, për ta dërguara në muajin dhjetor në parlament për miratim.

 

 

Më shumë video

Reklamë