E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ahmetaj për paketën në bujqësi

Të gjithë fermerët do të lejohen që të kryejnë pagesa të vogla në “cash”. Ministria e Financave është tërhequr nga vendimi ku i kërkonte sektorit të bujqësisë që çdo lloj pagese ta bënte përmes bankës, gjë e cila prodhoi një ngërç të madh për këtë sektor. Pas kërkesës që bëri kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka qënë ministri Arben Ahmetaj që tha se të martën firmosen ndryshimet e reja. Përveç kësaj, fermerët do të konsiderohen si sektor me risk zero dhe do të përfitojnë rimbursim automatik të TVSH-së pa kontroll tatimor. Kriza që ka prekur sektorin e minierave ka bërë që edhe Ministria e Financave të pranojë kërkesën e asaj të energjisë dhe të ulë çmimin e referencës për të gjitha mineralet. Në fund të qershorit financat do të çojnë në Kuvend paketën e re fiskale, e cila synon thjeshtimin e procedurave.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video