Subscribe

2017-ta ka konsoliduar ekonominë, duke u kthyer në një vit kyç me një bilanc pozitiv për vendin. Konkluzioni vjen nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë seancës plenare ku po diskutohej buxheti faktik. Në mungesë të opozitës e cila vijon bojkotin, Ahmetaj renditi disa nga arritjet kryesore.

 

Paketa fiskale pati efekt në ekonomi. Deficiti vjetor vijoi të tkurrej në vitin 2017. Në 2017, nuk ka patur një rritje të borxhit publik. Papunësia ishte e madhe vite më parë, kur diskutojmë sot, që kemi krijuar 230 mijë vende pune, dikush mund të ngrihet e të thotë: A mund të mburreni?”.Jo, absolutisht jo. Nuk kemi luksin të mburremi, por një gjë e ndajmë qartë, sot ka mijëra vende pune në Shqipëri.

 

Ahmetaj nuk ka pa sulmuar edhe opozitën, duke thënë se nuk është koha të numërojmë “babalet”.

 

Kemi krijuar 35% të vendeve të punës që janë krijuar në total në 25 vite tranzicion. Imagjino dy botë, botën e reformave, këta diskutojnë, Babale 1, Babale 2, Babale 3, Babale 4.

 

Një rritje të rëndësishme në ekonomi sipas ministrit Ahmetaj, pati edhe sektori energjetik.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *