Ekonomi
Ahmetaj, opozitës: Ekonomia u rrit, u hapën vende të reja pune

Ekonomia shqiptare përgjatë një viti është rritur. Konstatimi vjen nga ministri për ekonominë dhe financat Arben Ahmetaj. Sipas tij, gjate kësaj periudhe është rritur ndjeshëm numri i bizneseve të reja dhe janë hapur shume vende të reja pune.
Duke iu kthyer përgjigje akuzave të opozitës për rrenim të ekonomisë, që i etiketon si “korba të dëshpëruar”, Ahmetaj tha se rritja ekonomike aktualisht është 4.5 herë më e lartë se ajo e vitit 2013. Ministri i financave thotë se ne një vit, nga qershori 2017 janë 38 mijë vende të reja pune në ekonomi. Ndërkohe ne 7-mujorin e parë të vitit 2018, janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja.




