E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ahmetaj nga arratia sulmon SPAK/ “Firma e njohur ligjore në SHBA konfirmon akuzat e orientuara politikisht”  

Nga arratia ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka reaguar sërish për urdhrin e arrestit të lëshuar nga SPAK për të.

 

Reklamë

Në një reagim në rrjetet sociale, të shoqëruar me një raport prej qindra faqesh, Ahmetaj, i cili e cilëson veten një të persekutuar politik, shprehet se ka kërkuar një opinion nga një firmë ligjore në SHBA për raportin që SPAK ka dorëzuar në kuvend për heqjen e imunitetit të tij.

 

Reklamë

“Firma ligjore “Nixon Peabody” pas disa muajsh punë me bashkëpunëtorë me eksperiencë të fushës, kanë prodhuar një raport të gjatë prej 420 faqesh duke u bazuar në standardet ndërkombëtare, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtat themelore të njeriut.  Në raport ka dhe një përmbledhje prej 38 faqesh, ku bie në sy një nga konkluzionet, pra sulme te orientuara politikisht, për akuzat e ngritura ndaj meje”

 

Ahmetaj shkruan më tej se këtë raport, ai ia ka dërguar Ministrit të Drejtësisë, Kryetares së Kuvendit  dhe Inspektorit të lartë të drejtësisë, si dhe disa përfaqësive të huaja të shteteve që kanë kontribuar në reformën në drejtësi në Shqipëri.

 

Në fund ai paralajmëron  se shumë shpejt  do të flasë me  detaje për akuzat që i janë bërë.

 

Më shumë video

Reklamë