Subscribe

Prokuroria e Posaçme ka ngritur tre akuza të rënda ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Mësohet se SPAK ka nisur hetimet ndaj ish-numrit dy të qeverisë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

Organi i akuzës ka bashkuar dy procedime, një fraksion të dosjes së inceneratorit te Elbasanit ku Ahmetaj po hetohet për shpërdorim detyre si dhe çështjen që lidhet me vilën në Hamallaj dhe prona të tjera të dyshuara si të përfituara përmes skemave korruptive. Në këtë rast Ahmetaj besohet se është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash.

SPAK ka marrë në pyetje disa persona mes të cilëve edhe ish-bashkëshorten e Ahmetajt, e cila ka thënë se në pronësi ka vetëm shtëpinë në ish-bllok, ndërsa vila në Palasë nuk është në emër të saj.

Para pak ditësh, Byroja Kombëtare e Hetimit zbarkoi për kontroll në disa nga pasuritë në emër të bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe të bashkëjetuese së tij Erjola Hoxha. Gjatë kontrollit tek vila në zonën e Hamallajt, ku Ahametaj jeton me bashkëjetuesen u sekuestruan shuma parash dhe disa dokumente.

Deputeti socialist i cilësoi të paligjshme kontrollet. Përmes një ankimimi në Apelin e Posaçëm ai u shpreh se bastisjet janë antikushtetues pasi nuk është marrë leje në Kuvendin e Shqipërisë si dhe nuk ka patur njoftim paraprak për këto veprime.

Hetimet ndaj Arben Ahmetajt po zhvillohen në kuadër të procedimit 277/1, që është një fraksion i çështjes se madhe të inceneratorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *