Subscribe

Pas 4 orë debatesh parlamenti ka vendosur që nesër deputetët do të mblidhen për t’i dhënë autorizimin prokurorisë speciale për arrestimin e ish-numrit 2 të qeverisë, Arben Ahmetaj. Opozita kërkoi që vendimi për socialistin Arben Ahmetaj të merrej që sot, por kërkesa u hodh poshtë.

 

GAZMENT BARDHI

 

“Zonja kryetare ju dhe një anëtarë e Këshillit të Mandateve jemi dëshmitar që SPAK gjatë kësaj jave ka tentuar të intimidojë dëshmitarë, të prishë prova, ju po bëheni bashkëpunëtorë që të prishë provat, të negociojë me Ramën të fshehur prova.”

 

Séanca u shoqërua me përplasje të ashpra mes socialistëve dhe demokratëve në lidhje me çështjen e inceneratorëve dhe përfshirjen e figurave kryesore të mazhorancës në të.

 

ERMONELA FELAJ

“Palaço”

GAZMENT BARDHI

“Hajdute gjobaxhije. Je pjesë e dosjes! Mbylle gojën gore”

 

Opozita kërkoi praninë e kryeministrit Edi Rama në séancë plenare, pasi për ta përgjegjësi kryesor për çështjen e inceneratorëve është shefi i qeverisë, Rama.

 

SALI BERISHA

 

“Mazhoranca në vend që të ulë kokën, të përdorë ndjesë, të kërkojë zgjidhje me largimin e kësaj qeverie, përkundrazi shpreh krenari, duartrokitje, rrahje gjoksi. E gjitha kjo nuk bëhet për Arben Ahmetajn. E gjitha kjo bëhet sepse Edi Rama në këtë aferë, duhet ta kemi të qartë është shumëfishi i Arben Ahmetajt.”

 

ELISA SPIROPALI

 

“Në raport me kryeministrin Rama nuk ka asnjë gojë as argument që mund ta bëjë pis në raport me drejtësinë.”

 

Çështja e inceneratoreve është shndërruar në një prej debateve më të forta dhe më të gjata në parlamentin e Shqipërisë, duke nisur nga vjeshta e vitit 2017 kur opozita denoncoi për herë të parë këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *