Ministrja Elisa Spiropali, e cila fushatën e saj e ka përqendruar të gjithën në Kamëz, u shpreh se ajo që i jep më shumë zemër janë vetë njerëzit që takon çdo ditë në terren.

“Besoj që po punojmë për një gjë të madhe për të gjithë. E di ç’më tha dikush në Paskuqan? “Unë jam nga ata që mund të quhet demokrat i flaktë, se gjithë jetën time kam votuar PD-në, por Edi Rama na mundi dhe nuk na mundi me dhunë, por na mundi me punë dhe sa mirë bëri se po fitojmë të gjithë ne bashkë me fëmijët tanë”. Ishte mesazh i fortë: ne punojmë për fëmijët, po punojmë për të ardhmen. Besoj do na ndjekin Eri, do t’i marrim ato 20 mandate në Tiranë.”

Nga ana tjetër, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka rrëfyer se kënaqësia që të japin njerëzit të cilëve iu shërben, është një nga arsyet e forta për të vazhduar përpara.

 “Kemi qenë të tre, ti, Kryeministri dhe unë në Vaqarr, ku i dorëzuam çelësin e shtëpisë një nëne, mosha e nënës sime, rreth 80 vjeç, jetonte me djalin e nusen e djalit, fatkeqësisht të dy me probleme shëndetësore. Ajo nëna qante me lot nga ngazëllimi dhe e them shpesh, kjo është një arsye themelore, fondamentale pse ia vlen të merresh me politikë dhe pse ia vlen të punosh çdo ditë në favor të qytetarëve,” u shpreh Ahmetaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *