Ministri i Financave e i Ekonomisë i është drejtuar shoqatave te biznesit me një leter te posaçme ku i ve ne dijeni lidhur me lehtësirat procedurale qe do te zbatohen nga ky vit. Qeveria Rama 2 ne ketë mandat te dyte është zotuar per te lehtësuar ne maksimum burokracitë qe biznesi has ne administratën publike, duke shmangur nje sere dokumentacionesh, ndërsa disa te tjera do te kryhen online.

 

Sa i përket administratës tatimore, janë 13 procedura qe tashme do te aplikohen online, ndërsa nga administrata doganore janë 7 te tilla. Behet fjale per pagesat nëpërmjet internetit te thuajse te gjitha taksave, si dhe lehtësimin e disa autorizimeve nga dogana. Ministri Ahemtaj ne letrën e tij drejtuar biznesit kërkon qe sipërmarrja te japë sugjerimet qe kjo reforme te vijoje me tej me dokumentacione qe mund te shmangen.

 

Nje vit me pare ministri i financave reduktoi 13 dokumente per qytetaret e bizneset, duke u kursyer atyre 600 mije dokumente te tilla ne vit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *