Subscribe

 

Deri ne fund te këtij viti asnjë biznes i vogël qe është futur ne skemën e TVSH nuk do te gjobitet. Ministri i financave dhe ekonomisë Arben Ahmetaj, i ka kërkuar administratës tatimore te mos vendose gjoba per gabimet ne deklarim, duke theksuar se përgjegjësia per  sqarimin e biznesit ne lidhje me uljen e pragut te TVSH bie pikërisht mbi tatimet

 

Strukturat përgjegjëse në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duhet të asistojnë bizneset për të korrigjuar gabimet në deklarim, duke shmangur gjobat dhe penalitetet deri në fund të vitit 2018.

 

Qe prej datës 1 prill pragu per përfshirjen e biznesit ne skemën e TVSH ka zbritur nga 5 milion ne 2 milion leke xhiro vjetore, takse kjo qe vendoset mbi 11.500 subjekte.

Kjo skeme sipas autoriteteve tatimore pritet të sjelle formalizim ne gjithë hapësirën e biznesit të vogël, duke mbyllur skemën e lëshimit të faturave të TVSH deri tek biznesi i madh.

Mos aplikimin e gjobave deri ne fund të vitit ministri i financave Ahmetaj e beri për herë të pare të ditur ne emisionin Real Story ne Vizion Plus.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *