E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Ahmetaj, interpelancë me biznesin

Ministri i financave Arben Ahmetaj ka vijuar turin informues të bizneseve lidhur me ndryshimet fiskale. Gjatë një interpelance online, ministri ju përgjigj interesit të sipërmarrësve të vegjël, lidhur me skemën e zbatimit të TVSH. Sipas tij një serë shpenzimesh biznesit do ti njihen si të zbritshme.

 

“Gjëja e mirë e TVSH është që shume prej jush do t’u njihen shpenzime të zbritshmi, bëhet fjalë për shpenzime si ujë, drita, qira apo pagesa të tjera. Në këtë mënyrë shumë prej jush do të dalin me TVSH të kreditueshme dhe ky fakt do t’ju lehtësojë në punën tuaj”-u shpreh Ahmetaj..

 

Nga muaji korrik pritet që biznesi i vogël do të plotësojë deklaratën e parë me TVSH, për gjithë ata që bëjnë një xhiro mbi 2 milion lekë në vit. Kjo deklaratë do të jetë e thjeshtuar, ndërsa deri në fund të këtij viti nuk do të ketë penalitete, edhe në rast se do të hasen gabime në plotësimin e këtyre deklaratave.

Më shumë video