E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Ekonomi

Ahmetaj i vë vulën: Do mbyllim edhe bastet online

Ministri Arben Ahmetaj ka raportuar këtë të martë në Komsionin e Ekonomisë në lidhje me ligjin për lojërat e Fatit, i cili do të kalojë për votim në seancën e të enjtes.

 

Minsitri Ahmetaj u shpreh gjatë fjalës së tij se qëndrimi i qeverisë nuk ndryshon dhe se duke filluar nga 1 janari do të mbyllen të gjitha lojërat e fatit.

 

Reklamë

Ahmetaj duke u ndalur tek ligji që do të kalojë për shqyrtim të enjten, tha se qeveria do të paraqes në Kuvend një ligj që synon mbylljen e kazinove dhe basteve sportive.

 

Sipas Ahmetajt qeveria ka nisur diskutimet edhe për të mbyllur bastet online.

 

Pas raportimit, të Ahmetajt, Komisioni i Ekonomisë miratoi nen për nen dhe në tërësi, projekligjin e lojërave të fatit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë