E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Ahmetaj: I meritojmë negociatat

Ministri i financave Arben Ahmetaj ka dhëne nje interviste per revistën e përmuajshme “FDI magazine”, ku fokusohet tek investimet e huaja. Ai  ka theksuar se ëndrra eruropiane e Shqipërisë vijon dhe se qeveria shqiptare do te kryeje çdo reforme për ta merituar anëtarësimin.

 

Sipas ministrit, takimi i Këshillit Europian qershorin e ardhshëm, nëse do te japë dritën jeshile te negociatave, do te thotë qe BE vlerëson detyrat e kryera. Nga ana tjetër, qeveria pritet te prezantoje me tej disa reforma te reja, kryesisht ne administrate, ne legjislacion, sistemin gjyqësor apo dhe sigurinë ushqimore. I pyetur se çfarë ndodh nëse nuk vendoset çelja e negociatave, ministri thotë se kjo do te ishte e padrejte dhe do te shoqërohej me nje pesimizëm.

 

Reklamë

Sipas Ahmetajt, Shqipëria është një vend europian dhe ky do te ishte nje shans i humbur per europen dhe Shqipërinë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë