Subscribe

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj gjatë një deklarate për shtyp njoftoi se procesi i rindërtimit ka hyrë në fazën finale të procedurave, duke i lënë vendin nisjes së punës konkrete në terren.

 

Jemi gati të nisim në terren ndërtimin e 3400 banesave individuale. Sot qeveria miratoi fondin prej 8.7 mld lekë nga buxheti i shtetit. Këto para do të ndahen për dy njësitë zbatuese që janë fondi shqiptarë i zhvillimit si dhe Bashkia e Tiranës.

 

Ministri njoftoi gjithashtu se javen e ardhshme dy institucionet do të hapin garën për të përzgjedhur kompanitë që do të merren më ketë proces.

 

Ndaj ai i bëri thirrje të gjithë të interesuarve që të informohen mbi procedurat në faqen e Ministrisë së Rindërtimit, por edhe të agjencisë së prokurimit.

 

Javën që vjen hapet gara ndërkombëtare ku Bashkia e Tiranës si dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të ndërtojnë 3400 shtëpi. Do informojnë donatorët si dhe shoqata e biznesit lidhur me datën konkrete si dhe pjesëmarrjen e tyre në garë.

 

Tipologjia e shtëpive që do të  ndërtohen janë ato të prezantuara nga qeveria pak ditë më parë, të cilat arrijnë në një sipërfaqe deri në 100 metra katrorë në varësi edhe të numrit të anëtarëve të familjeve që do të strehohen.

 

Në këto kushte muaji prill duket se do të jetë koha e përshtatshme për të nisur puna në terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *