Subscribe

Ministri i financave dhe ekonomisë Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë akuzat e opozitës se paratë e krimit po dëmtojnë ekonominë.

 

Duke ju referuar veçanërisht ndërtimit, Ahmetaj tha se rritja në këtë industri është nxitur nga kreditmi që kanë bërë bankat, ndërsa rigjallërimi ka ardhur pas moratoriumit që u vendos në këtë sektor.

 

Të njëjtin argument ministri përdori edhe për kursin e këmbimit.

 

Ndonëse monedha evropiane ka arritur nivelin më të ulët të 10 viteve në treg, duke u këmbyer me 131 lekë, ministria analizoi se kjo është një situatë normale dhe se oferta e euros ka disa arsye.

 

Ministri bëri një analizë të situatës ekonomiko-financiare në vend, sipas të cilës treguesi kryesor ai i borxhit publik ka shënuar një rënie, duke arritur në 2017 në 70 %, pavarësisht se ai mbetet shqetësues për ekonominë.

Ndërkohë ambicia e qeverisë deri në fund të mandatit është që borxhi të ulet nën 60 %.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *