Subscribe

Kryeministri Edi Rama e ka parashikuar koston e drejtësisë të re, të iniciuar nga vetë qeverisja e tij. Kështu deklaron ai në një dalje për mediat, ku reagon për herë të parë  me “dritën jeshile” që kuvendi dha sot, duke autorizuar arrestimin me urdhër të SPAK, të ish krahut të djathë të kryesocialistit.

 

“Sot ne votuam një kërkesë së SPAK për ta autorizuar arrestimin e një deputeti që ka mbajtur poste të larta. Ky i ish zyrtarit të lartë ishte një test tjetër për ne, si nismëtar i reformës në drejtësi, udhëheqës të asaj dhe garant të palëkundur. Kush më ka dëgjuar besoj se do e mbajë mend që e kam kërkuar me ngulm”, tha Rama. “Unë nuk pajtohem dot me askënd që abuzon këtë besim duke kthyer mandatin e shqiptarëve dhe besimin tim në në mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin. Jam gati të mbaj baltën që kundërshtarët më hedhin, por nuk kam  qenë dhe nuk jam kurrë të mbaj në shpinë askënd që e kujton shtëpinë e madhe të PS kurrizin e një kali që mund ta kalërojë” shton Rama.

 

Vetë Rama votoi pro arrestimit të Ahmetajt, ndërsa thotë se pasojë e drejtësisë të re është edhe të shohësh përballë saj persona të afërt me të cilët ke bashkëpunuar.

 

“Bëhet fjalë për njerëz të ndaluar, shoqëruar, dënuar, të cilët ndodh t’iu kesh njohur familjarët, përqafuar prindërit, fëmijët, ngushëlluar vdekje apo uruar ditëlindje”, thotë ai.

 

Megjithatë, Rama shprehet besimplotë se pikat mbi i për këtë çështje do t’i vërë vetë drejtësia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *