Deputetja e PD, Jorida Tabaku në një intervistë për Vizion Plus ka folur lidhur për kërkesën e SPAK për arrestimin e ish zyrtarit të lartë, Arben Ahmetaj, të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

 

Ju keni drejtuar seancat e Komisionit të Ligjeve për aferën e inceneratorëve dhe këtë të hënë SPAK kërkon arrestimin e ish zv/kryeministrit, Arben Ahmetajt. Cili është qëndrimi juaj, a jeni të kënaqur për një betejë që mund të quhet e fituar nga opozita?

 

“Nuk besoj se sot ka vend për t’u kënaqur sepse askujt nuk i urohet që të shkojë pas hekurave nga pikëpamja personale. Ndërkohë që nga pikëpamja profesionale dhe nga pikëpamja e funksionimit të reformës në drejtësi, unë mendoj se është një ditë e mirë për drejtësinë. Për mua personalisht është akoma më e mirë sepse e kam nisur e vetme këtë betejë. E kam nisur në vitin 2017, kur askush nuk fliste dhe me keqardhje edhe Komisionin Hetimor shumë nga kolegët e opozitës nuk e votuan, me keqardhje e kam ndjekur dhe kur shumë kolegë e kanë amnistuar Arben Ahmetajn, që nuk ka lidhje dhe nuk ka përfshirje, por ai është personi kyç në aferën e inceneratorëve, personi që përveç njohjes personale, ashtu si SPAK e ka faktuar ka pasur njëkohësisht dhe përfitime pasurore, që i ka nxjerrë hetimi”, thekson ajo duke shtuar se një pjesë e hetimeve është mbështetur nga padia e depozituar nga opozita.

 

Lidhur me drejtësinë e re, Tabaku shprehet se nuk është nga ato politikane që i kundërvihen, por e inkurajon.

 

“Unë veç e kam inkurajuar SPAK, nuk e kam sulmuar kurrë, sepse unë kërkoj më shumë. Kjo që ka ndodhur sot, mund të kishte ndodhur një vit më parë. Të gjitha provat kanë qenë një vit më parë atje”, tha ajo duke e konsideruar urdhër-arrestin e SPAK si më të guximshin e këtyre viteve demokraci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *