E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ahmetaj: DASH është në mbështetje të vetingut

Një dite pas raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit ka reaguar kreu i financave. Ministri Arben Ahmetaj ka sqaruar politiken e qeverise ne lidhje me PPP, një nga çështjet  e përmendura ne raport. Sipas ministrit te ekonomisë e financave, partneriteti publik privat përdoret ne te gjithë boten. Madje se shpejti do te këtë amendim te ligjit për PPP ne lidhje me ofertën e pakerkuar ne infrastrukturën rrugore.

 

Për ministrin e financave raporti i Departamentit Amerikan te shtetit është nje thirrje per te mos penguar reformën ne drejtësi dhe vetingun. Ky proces sipas Ahmetajt do te dekurajoje korrupsionin dhe do te shtoje investimet e huaja.

 

Reklamë

Ministri i është shmangur pyetjes ne lidhje me nje nga  çështjet qe thekson raporti i DASH, ku sipas tij investitorëve te huaj u behet presion nga politika per te pranuar nenkontraktore te lidhur me pushtetin.

 

Ahmetaj u shpreh se raporti i DASH vëren defekte te cilat duhet te korrigjohen. Ndërsa ne lidhje me investimet e huaja, Arben Ahmetaj u shpreh i kënaqur dhe sipas tij, ato kane shënuar rritje ne 908 milion euro.

Më shumë video

Reklamë