E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 34 minuta më parë
Video · Ekonomi

Ahmetaj: Çadra, armike e ekonomisë

Ministri i Financave ka bërë një përmbledhje të situatës ekonomiko-financiare në katër muajt e parë të këtij viti. Sipas tij, treguesit kanë rezultuar pozitiv, krahasuar me vitet e kaluara, por ekonomia e ka një armik kryesor: Çadra është armiku i ekonomisë, i mirëqenies së shqiptarëve.

 

Sipas tij, të ardhurat paraprake në këta katër muaj, kanë shënuar rritje. Edhe pse ne një vit elektoral, qeveria ja ka dalë që të shtojë të ardhurat, të paktën deri në këtë pjesë të parë të vitit.

 

Reklamë

Lidhur me debatet e ekspertëve të ekonomisë, se aktivitetet kriminale kanë dhënë ndikim në ekonomi, Ministri i Financave mendon ndryshe.

 

Arben Ahmetaj tha se qeveria “Rama 2” që do të dalë nga zgjedhjet, do të korrektojë taksën progresive mbi të ardhurat. Kjo do të thotë se ky nivel do të rishikohet me ulje. Por ministri nuk dha detaje, pasi ato do të bëhen publike, gjatë programit qeverisës.

 

Më shumë video

Reklamë