E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ahmetaj: Buxheti 2019, më i miri

Për ministrin e financave Arben Ahmetaj, projektbuxheti I 2019 mund të konsiderohet si drafti që mbështetet politikat sociale më të mëdha në historinë e financave publike.

 

Duke folur në kuvend për dokumentin financiar, ministri i ka kthyer përgjigje edhe skeptikëve lidhur me rritjen ekonomike dhe efektin e saj, që sipas tij evidentohet tek ulja e papunësisë.

 

Reklamë

Ndërsa lidhur me debatin e koncesioneve dhe riskun e tyre, kreu i financave citoi qëndrimin e fondit monetar ndërkombëtar.

 

Ahmetaj ju përgjigj edhe opozitës, e cila pretendon se me paketën fiskale të vitit që vjen rritet barra e taksave.

 

Për vitin 2019, qeveria parashikon të ulë borxhin publik në 64. 9 % të prodhimit të brendshëm bruto. Ndërsa buxheti në total llogaritet në afro 5 miliardë dollar.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë