Arben Ahmetaj u betua në Presidencë si Ministër i Shtetit për Rindërtimin, post I hapur enkas për situatën emergjente në vend pas tërmetit të 26 nëntorit.

 

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri i Shtetit për Rindërtimin, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua se:

 

“Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”

 

Presidenti Meta, duke i dorëzuar dekretin, i uroi Ministrit Ahmetaj suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

Ahmetaj merr në dorë punën e madhe që duhet të bëhet për rindertimin në tre qarqe Durrës, Tiranë dhe Lezhë, pas dëmtimit të mijëra godinave nga tërmeti I fuqishëm I 26 nentorit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *