Agropërpunuesit: Nga dita e hënë nuk blejmë produkte nga fermerët

Ne kushtet kur fermerët, por edhe agroperpunuesit nuk po gjejne zgjidhje per ngercin e krijuar ne ligjin per TVSH-ne, ata paralajmërojnë se nga dita e hëne nuk do te blejne me produkte nga fermerët. Konkretisht nga data 18 mars, përpunuesit do te nisin me mosblerjen e qumështit per fermerët, si nje mase protestuese kjo, per indiferencën e qeverise.
Qe nga muaji janar përpunuesit, sipas nje ndryshimi ligjor janë te detyruar qe te blejnë produkte nga fermerët me nje TVSH prej 6 % dhe ta shesin atë me 20%. Ky ndryshim ligjor ka rritur kostot e tyre. Edhe pse ata kane protestuar deri me tani ministria e financave i ka shpërfillur shqetësimet. Me kete ndryshim ligjor, prodhimit vendas i rriten kostot, ndërsa tregtaret ngrëne dyshime se kjo mase është bere per te favorizuar importet.




