E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Agron Xhafaj prodhoi debat dhe tension në kuvend

Parlamenti u bë arena e debatit të nxehtë politik. Opozita sikundër kishte paralajmëruar vijoi akuzat në adresë në kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

 

 

Kreu demokrat Lulzim Basha, akuzoi se kreu i qeverisë dhe ministri kanë ushtruar terror ndaj dëshmitarit, pjesë e audiopërgjimit të publikuar nga opozita, ku sipas të cilës bisedonte me Agron Xhafaj për trafik droge.

Reklamë

 

 

Opozita kishte një skenar të qartë, bllokimin e parlamentit dhe sulmet ndaj qeverisë. Por kreu i Kuvendit Ruçi ndërpreu seancën. Pavarësisht vendimit Basha vijoi ligjërimin politik, të transmetuar në rrjetet sociale.

 

 

Sulemeve të opozitës, iu përgjigj Taulant Balla, i cili këmbënguli në manipulimin e audiopërgjimit.

 

 

Akuzat kundër kryeministrit i forcoi ish-lideri demokrat Berisha. Ndërkohë që për Monika Kryemadhin, autori i përgjimit është vetë Edi Rama.

 

 

Pas largimit të opozitës, në parlament mbërriti ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndërkohë që mazhoranca votoi miratimin e projektligjeve, pjesë të rendit të ditës.

Më shumë video

Reklamë