Subscribe

Lulzim Basha ka ftuar demokratët e Lezhës t’i besojnë drejtimin e partisë edhe për 4 vite, për të çuar PD drejt fitores. Gjatë një takimi me strukturat e PD në këtë qytet Basha ka përsëritur se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore duke kritikuar rivalët e tij brenda PD se duke deklaruar se Rama fitoi zgjedhjet rrezikojnë të përçajnë partinë.

 

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

 

“Dua ta bëjë të qartë që gara e ka po kështu edhe një disavantazh. Dhe ky disavantazh është fakti që dorëzimi përball atyre që e konsiderojnë 25 prillin fitore të Ramës dhe jo masakër zgjedhore, mund të çoj në lindjen e një përçarje në radhët tona. Ndaj, në mënyrë të përsëritur kam bërë gjithçka dhe do të bëj gjithçka në dorën time për ta ndaluar këtë dhe ju kërkoj ju dhe të gjithë atyre që vendosin Partinë Demokratike mbi veten e tyre dhe Shqipërinë mbi gjithçka, që mos t’ia lejojmë kundërshtarit këtë luks.”

 

Por Agron Shehaj gjatë takimeve me demokratët e Vlorës e Sarandës ka deklaruar se PD humbi për shkak të gabimeve të saj; siç ishte djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale.

 

 

AGRON SHEHAJ

KANDIDAT PER KRYETAR, PD

 

“Nëse duam të fitojmë zgjedhjet duhet të ndryshojmë lidershipin e PD. Do ishte një vetëvrasje nëse ngulim këmbë me këtë lidership dhe këtë mënyrë të drejtuari të opozitës. Kjo është arsyeja pse unë kam shpallur kandidaturën”

 

Kandidatja Edit Harxhi e shoqëruar nga Bujar Nishani ka kërkuar mbështetjen e anëtarëve për të drejtuar PD duke premtuar hapjen e partisë.

 

EDIT HARXHI

KANDIDATE PER KRYETAR, PD

“Hapja e partisë dhe bashkimi I të gjitha kontributeve në PD, njerëz të cilët janë larguar gjithë këto vite, sidomos gjatë viteve të fundit. Besoj se zoti Basha nuk mund të jetë ai që do të bëjë këtë bashkim sepse ai I largoi.”

 

75 mijë demokratë janë ftuar në 13 qershor të zgjedhin nëse do t’i besojnë 4 vite të tjera Lulzim Bashës apo do të zgjedhin një figurë të re mes Edit Harxhit, Fatbardh Kadillit e Agron Shehajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *