E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Agron Malaj merr mandatin nga gjykata e Matit

Gjykata e Matit miratoi këtë të Martë mandatin e KQZ për kryebashkiakun e ri të Matit, Agron Malaj i dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit.

 

Ky është mandati i dytë i konfirmuar nga gjykata për fituesit e zgjedhje të 30 Qershorit në katër bashkitë e Qarkut Dibër.

 

Reklamë

I pari ishte Ilmi Hoxha për Bashkinë Klos, ndërsa pritet që mandatin ta marrin edhe Lefter Alla për Bashkinë Bulqizë dhe Dionis Imeraj për Bashkinë Dibër.

 

Ndërkohë duhet bërë konstituimi i këshillave bashkiak dhe betimi i kryetarëve të rinj që këta të fundit të marrin zyrtarisht detyrën.

 

Mandatet e Këshillave Bashkiak ende nuk janë konfirmuar, pasi ato do t’i kalojnë kolegjit zgjedhor, për shkak se në KQZ duan shumicë të cilësuar votash.

Vazhdo të lexosh

Reklamë