Subscribe

Në kuadër të programit special festiv të “7pa5” ne Vizion plus moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ne u njohëm mëngjesin e fundit të këtij viti me personazhe, ndjesi dhe rrëfime personale si asnjëherë tjetër.

Ndër të ftuarit e përzgjedhur, me një bisedë të ngrohtë dhe pa doreza ata që spikatën me rrëfimin e tyre ishin pikërisht akorët e mirënjohur dhe moderatorët e Fake off, Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli.

Lexo edhe :

Related Posts

E teksa folën për shoqërinë e tyre 27 vjeçare nuk kursyen të ndajnë me publikun çaste humori dhe momente të vështira që e kishin formësuar të shtrenjtën miqësi.

Aktori i madh i humorit, Agron Llakaj zgjodhi të flasë për  fillesat e shoqërisë dhe ndarjen disa vjeçare nga Xhefri për shkak të lëvizjes së tij në Amerikë,  ndërsa ky i fundit u shpreh se rikthimi në Shqipëri ishte dhe një rifillim për miqësinë e tyre.

Me shumë humor e sportivitet të dy rrëfyen punën bashkë, jetën jashtë skenës së Al Pazar si dhe shoqërinë që shkon gjithmonë përtej çdo projekti.

Humori ndoshta i bashkoi dy aktorët por ajo që i mbajti gjatë bashkë në jetë e në skenë ishte zgjedhja e tyre.

Aktorët ndanë gjithçka që spikat në një shoqëri gati në tre dekada duke nisur nga se kush i paguan kafet e deri tek pushimet e verës që nuk i qëndrojnë dot larg njëri tjetrit.

Në këto 27 vite Agroni dhe Xhefri na dhanë një mesazh që miqësitë e mëdha bëhen më të mira me kohën njejtë si vera. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *