5 muaj para zgjedhjeve koalicioni opozitar ka pesuar çarje. Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambjentaliste ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e garimit me vete me kandidate per bashkitë dhe këshillat bashkiake.

 

 “Ne po mendojmë seriozisht qe ne zgjedhjet vendore të mund të dalim të vetëm pa u mbështetur në partinë demokratike.”

 

Shkak per kete zgjedhje politike te Partisë Agrare eshte dështimi i reformës zgjedhore. Aleatet e Bashes kane këmbëngulur per ndryshimin e sistemit zgjedhor si dhe per me shume garanci per partitë e vogla ne procesin e votimit e numërimit.

 

“Kodi zgjedhor dhe reforma zgjedhore nuk ndryshojnë për shkak të interesave personale të kryetarëve të partive të mëdha. Dhe kjo na penalizon dhe ne nuk mund të vazhdojmë të bëjmë sikur nuk shohim dhe të mbështesim interesat personale të partive të mëdha. Nuk na intereson shumë interesi individual qoftë i Bashës qoftë i Ramës.”

 

Duka është i vetmi aleat që deri tani ka deklaruar se nuk te rreshtohet krah Bashës, pasi demokristianet edhe pse kane te njëjtat kritika për sistemin zgjedhor dhe reformën do të jenë sërish me PD.

 

 “E vetmja mënyrë për të dalë fitues është riorganizimi i kësaj opozite mbështetja e një kandidati të përbashkët për kryetar bashkie.”

 

Per Ndokën gjithsesi nuk mund të ketë zgjedhje lokale me Edi Ramën kryeministër, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme

 

“Nuk do të ketë zgjedhje lokale me këtë klimë politike. Nuk besoj se opozita do të marrë një hap të dytë, një gabim i dytë i opozitës për tu future në një fushë të minuar nga kjo mazhorancë do të ishte një katastrofë.”

 

Partitë aleate ishin një mbështetje e fortë për Lulzim Bashën dy vite më parë në çadër, një mbështetje që sot duket se është plasaritur. Të gjithë kryetarët e partive të vogla kanë folur në një zë për ndryshimin e sistemit zgjedhor një debat që Basha e ka spostuar pas zgjedhjeve lokale duke theksuar se prioritet mbeten standardet e procesit elektoral.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *