Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka denoncoi në rrjetet sociale se mësuesit dhe infermierët po kërcënohen me vendin e punës për të votuar PS.

 

Duke ju referuar një deklarate të kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi elektoral, Duka tha se për këtë arsye u detyrua edhe Zb.Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer të reagonte. Aleati i PD u shpreh i bindur se më 25 prill qytetarët nuk do të votojnë për Ramën.

 

“Nis kanosja masive e mësuesve dhe infermierëve nga Edi Rama. Nëse nuk votojnë PS ikin nga puna. Njëlloj si në 2016 në Dibër  apo më pas në 2017-tën. “Tani mësuesit dhe infermierët kanë hyrë me meritë, por duhet ta mbrojnë, se me votën në drejtim të paditur ikën në drejtim të paditur.” Deklarata kërcënuese e Ramës  nxitën që zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit z. PALMER ku kërkoi standartet më të larta zgjedhore. KM nxjen zemërimin e revoltën e mbarë shqitarëve dhe përpiqet me dhunë, të shkaktojë presione për vendin e punës, të detyrojë qytetarët të mbajnë peng vendin. Ashtu si dje u thoshte policëve hiqni kapelet e turruni për votë për PS. Kjo është një vepër penale, për të cilën drejtësia duhet të reagojë me emergjencë. Ndërsa shqiptarët do ti përgjigjen më 25 prill në kutitë e votimit, ditë në të cilën do çojnë Ramën në drejtim të paditur. Ora për tu çliruar nga pengmarrësi i fundit i lirisë po mbërrin. Më 25 prill shqiptarët braktisin keqbërësin Rama.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *