E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Agron Duka ikën nga republikanët

Deputeti Agron Duka ka marrë në dorë drejtimin e Partisë Agrare Ambientaliste, e cila drejtohej deri më tani nga Lufter Xhuveli. Zoti Duka është zgjedhur deputet në garën elektorale të vitit 2013 nën siglën e Partisë Republikane. Por, ai është shprehur se do të vijojë të mbetet në opozitë. Duka tha se para së të shkëputej nga republikanët,  është konsultuar me kryetarin e PR-së Fatmir Mediu. Më parë, Agron Duka ka qenë pjesë e Partisë Socialiste, madje ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Bujqësisë, gjatë qeverisë së kryeministrit Fatos Nano.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë