Agron Çela: LSI, më shumë se dy mandate në Shkodër

Pritshmëritë dhe besimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim është që në Qarkun e Shkodrës ka fituar më shumë se dy mandate. Të paktën, kështu u shpreh Drejtuesi Politik i kësaj force në Shkodër, Agron Çela, në një intervistë të dhënë për gazetarin e “Vizion Plus”, Esido Barkaj.
“Kam pritshmëri. Përsa u përket sondazheve apo exit-polleve, unë besoj se nuk duhet të jenë këto, duhet të ketë një rritje më të madhe. Shpresa jonë dhe garancia që kemi marrë te qytetarët e Shkodrës, mua dy deputetë më duken pak. Presim më shumë.”
Ai veçoi veten e tij si i vetmi kandidat që jeton në Shkodër, çka i shton pikë, sipas tij, përballë emrave të tjerë.
“Partitë rivale i shoh si rivale, konkurrente, por Shkodra e do njeriun e zgjedhjeve të mirë dhe unë jam i vetmi deputet që jeton në Shkodër. Kam pritshmëri të madhe. Unë e kam lidh jetën me Shkodrën dhe në Shkodër do të vdes.”




