Shkencëtarët në laboratorin më të madh ushtarak britanik kanë arritur të identifikojnë agjentin nervor që u përdor për helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal në Britaninë e Madhe, por ende nuk janë në gjendje të vërtetojnë burimin e saktë nëse helmi erdhi nga Rusia.

 

Por ata thanë për mediat, se agjenti nervor i njohur si Novichok, bën pjesë në klasën e armëve kimike të zhvilluara nga ish-Bashkimi Sovjetik.

 

Megjithatë, hetuesit britanikë saktësuan se prodhimi i agjentit nervor kërkon metoda jashtëzakonisht të sofistikuara për t’u krijuar pa mbështetjen e shtetit.

 

Rusia nga ana tjetër vazhdon të mohojë se ka lidhje me sulmin.

 

Ambasadori i Rusisë në OKB ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mbajë një takim të posaçëm për rastin e helmimit të ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal.

 

Sipas mediave ruse, Moska do të kërkojë të ketë akses në materialet hetimore që ekspertët londinezë kanë arritur të mbledhin deri më tani.

 

Kërkesa e Rusisë vjen në mesin e tensioneve diplomatike të Moskës me aleatët e Mbretërisë së Bashkuar. Deri më tani më shumë se 150 diplomatë rus janë deportar nga blloku perëndimor. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg është shprehur se NATO nuk ka për qëllim izolimin e Rusinë, por duhen marrë masa më të ashpra për të treguar se Moska ka gabuar rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *