E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Agjencia izraelite e sigurisë: Irani po përpiqet të rekrutojë spiunë përmes mediave sociale, “kurthi” që përdorin

Irani po përpiqet të grumbullojë informacione sekrete të Izraelit përmes rrjeteve sociale. Lajmi është bërë i ditur nga mediat ndërkombëtare, të cilat i referohen të dhënave nga agjencia izraelite e sigurisë, Shin Bet.

Kjo agjenci njoftoi se agjentët iranianë janë përpjekur të rekrutojnë izraelitë për të kryer misione spiunazhi në emër të tyre, në këmbim të parave.

Reklamë

Fillimisht agjentët iranianë përdornin si “grackë” pasuritë e paluajtshme, , njerëz të interesuar për takime në internet, apo njerëz që kërkonin hetues privatë, duke u shtirur si agjentë që ofrojnë të tilla shërbime.

Shtetasit iranianë kontaktoheshin në platforma të ndryshme muajt e fundit, duke përfshirë X, Telegram, ËhatsApp, Facebook dhe Instagram, dhe nisnin bisedat përmes mashtrimeve.

Reklamë

Më pas agjentët u kërkuan izraelitëve të kryenin misione të ndryshme në këmbim të parave.

Edhe shërbimet sekrete të Izraelit pretendojnë se izraelitëve iu kërkua të fotografonin vendndodhje të ndryshme dhe të verifikonin adresat.

Ndonëse nuk dihet sasia e informacionit të grumbulluar, raportohet se shumë izraelitë nuk ranë në “grackë”, ndaj informuan autoritetet.

Sipas Shin Bet, përpjekjet për të rekrutuar izraelitë janë një metodë e njohur e funksionimit të shërbimeve iraniane të sigurisë. Përveç kësaj, shërbimi i inteligjencës izraelite shton se që nga fillimi i luftës me Hamasin, përpjekjet e aktivitetit të shërbimeve iraniane të sigurisë janë intensifikuar ndjeshëm, ndërkohë që ato përdorin hapësirën dixhitale për qëllime frikësimi, transmetimi të mesazheve apo promovimi i aktivitetit terrorist.

“Qëllimi i Iranit është të ndihmojë Hamasin në luftën e tij dhe të dëmtojë qëndrueshmërinë kombëtare të Izraelit dhe përpjekjet luftarake duke thelluar ndarjet sociale”, tha agjencia e inteligjencës izraelite.

Shin Bet thotë se ka identifikuar faqe të mediave sociale ku iranianët imitojnë izraelitët./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë