Agjencia Italiane e Barnave ka autorizuar nisjen e eksperimentit klinik tek pacientet me COVID-19 të tre lloj ilaceve.

Bëhet fjalë për dy ilace bilogjik të quajtur  anakinra dhe emapalumab si dhe një ilac tjetër që ndërkohe përdoret aktualisht për kurimin e artritit reumatoid, i cili quhet sarilumab. Po kështu aprovohet edhe kërkesa për të eksperimentuar tek disa paciente në gjëndje më të rëndë edhe te ilacit tjetër që përdoret për artritin rheumatoid, tocilizumab.

Pritet që eksperimenti të bëhet fillimisht në të paktën 300 paciente që janë shtruar në spital në Modena.

Në fakt një esksperiment I parë është bërë me ilacin tocilizumab, në Napoli ku nga 11 paciente, 7 prej tyre kanë pasur rezultate të mira madje duke dalë nga terapia intensive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *