E hënë, 23 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Agimi i grupit Fisnikët: Kënga “Shiu” i është kushtuar gruas sime

I ftuar në spektaklin “Këndo Këngën Time”, në Vizion Plus mbrëmjen e kësaj të enjte grupi Fisnikët u ndalën  gjatë në karrierën  e tyre muzikore.  Një ndër këngët më të famshme të grupit është edhe kënga Shiu.

Agimi vokalisti i grupit u shpreh për këtë këngë:

“Kjo melodi ka ndenjur një kohë deri në momentin që unë jam njohur me gruan time që kam sot.  Në atë kohë nuk ka pasur telefona celular siç ka sot dhe i lenim takimet fiks,ku po shihemi, cilën ditë cilin vend. Kjo në një farë mënyre i është kushtuar asaj sepse ka qenë edhe momenti ku ka rënë shi dhe e kam lidhur me melodi bukur edhe ka dal si këngë ,”- ka përfunduar ky i fundit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë