Subscribe

Kritika të shumta ka pasur për dizajnin e shtatoreve të heronjve Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe Adem Jashari që u inaguruan më 28-Nëntor, në Prizren.

Dizajni i shtatoreve ka bërë bujë në rrjetet sociale dje, pasi ato u zbuluan në ditën e Flamurit.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, për t ëfolur lidhur me këtë temë, skulptori i njohur Agim Rada është shprehur se shtatorja e heroit kombëtar, Skënderbeut, në Prizren përafrohej me pamjen e një gjynafqari. Sipas tij, figurat sot banalizohen si dhe lidhur me skulpturën zhvillohen konkurse ku bëhet pazar.

“Nuk mund të mendosh që një princ i tillë si Skënderbeu, të ketë atë pamje, si gjynafqar me disa raporte përmasash jo anatomike, por qoftë edhe estetike që nuk shkojnë me njëra-tjetrën. Nuk ka një siluetë që mbyll figurën. Ajo që i themi ne – raporti i hapësirës me vëllimin.

Unë si skulptor, me përvojë jo të vogël, prej 40 e ca vjetësh kam parë kohët e fundit çudira nëpër Tiranë. Unë kam shkruar në shumë artikuj të mi, i lutem shtetit të ndërhyjë, të mos banalizojë figurat… dalin bëjnë konkurse ku ndahet leku. Është bërë një pazar, siç u bë, nëse ju kujtohet me 100-vjetorin e Pavarësisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *