Debate për punët e shtëpisë dhe mosrespektimi i urdhrave të kryefermerit, Agai merr vendimin drastik

Gjatë këtyre ditëve, kur Ditea ka qenë në pozicionin e kryefermeres, ka pasur një sërë debatesh mes fermerëve.

Një pjesë e tyre nuk kanë respektuar urdhrat e Diteas, duke u bërë rebel në vendimet e tyre.

Dhe duke marrë parasysh këtë gjë, Agai ka vendosur që këtë javë nuk do të ketë kryefermer, por punët do të ndahen me vullnet të lirë.

“Gjatë kësaj jave nuk do ketë kryefermer dhe punët do ndahen me konsensus, në shtëpi dhe stallë. Kushdo që i neglizhon do të ketë penalitet”, ishte vendimi i Agait, që u bë publik nga Fjoralba.

Po ashtu, duke marrë parasysh edhe mosrealizimet e sfidave dhe ankesat e fermerëve, Agai u ka përgjysmuar edhe buxhetin, një dënim ky që do të jetë në fuqi, të paktën deri në spektaklin e ardhshëm.

Pas këtyre vendimeve, kanë nisur edhe diskutimet e para mes fermerëve, të cilët do të kenë vështirësi në porositjen e podukteve ushqimore dhe pijeve, me një buxhet më të kufizuar./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *