E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Afrona Dika zbulon datën e dasmës, ja kur martohet Blero

Prej kohësh çifti i njohur i showbizit Afrona Dika dhe Blero Muharremi kanë lajmëruar se këtë vit do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

 

Ndërkohë pak ditë më parë Afrona bëri festën e beqarisë në ishullin Santorini të Greqisë, dhe nëpërmjet postimeve të ndryshme ka zbuluar detaje të ndryshme në lidhje me ceremoninë e dasmës. Së fundmi nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ Afrona ka zbuluar se dasma do të bëhet në datën 21 shtator 2019.

 

Kujtojmë se çifti kanë rrëfyer se do të organizojnë një dasmë madhështore në zonën e ‘Ranës së hedhun’, ku do të jenë të ftuar 600 persona.

Vazhdo të lexosh

Reklamë