Këngëtari Blero Muharremi pritet që pas një muaji të kurorëzojë dashurinë e tij shumëvjeçare me Afrona Dika.

 

Data e dasmës së çiftit është 21 shtatori, ndërkohë tashmë janë zbuluar dhe ftesat e dasmës.

 

Mesa duket çifti i njohur kanë filluar të shpërndajnë ftesat e dasmës tek miqtë e të afërmit e tyre dhe duken mjaft të veçanta. Disa prej atyre që i kanë marrë nuk kanë nguruar t’i publikojnë në rrjete sociale, duke zbuluar detaje nga dizajni.

 

Siç kuptohet nga postimet e bëra ftesa e dasmës ndodhet në një shishe, e cila futet më pas brenda një kartoni të bardhë.

 

Dasma e çiftit të njohur pritet të jetë një nga më të bukurat të këtij viti dhe i gjithë organizimi do të jetë madhështor, duke qenë se do të ketë afro 600 të ftuar, ndër të cilët nuk do të mungojnë as personazhet e famshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *