Subscribe

Ndërsa sezoni i provimeve po afron, universitetet në rrethe po përgatiten për mbarëvajtjen e tyre.

 

Dekani i fakultetit të studimeve profesionale, në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Osman Metalla thotë se është hartuar grafiku i orareve të provimeve për të tre ciklet bachelor. Sipas tij, provimet janë parashikuar që të zhvillohen në dy forma: online dhe në auditor.

 

OSMAN METALLA

DEKAN I FAKULTETIT TE STUDIMEVE PROFESIONALE

“Varet nga programet e studimit që ne kemi. Ka programe ku studenti kryesisht ka për të dhënë përgjigje përshkrimore të pyetjeve natyrisht provimet mund të zhvillohen online. Ndërsa provimet me skica dhe ushtrime do zhvillohen në auditor.”

 

Nga 12 qershori edhe studentët e universitetit “Fan Noli” në Korçë do fillojnë sezonin e provimeve.

 

Duke qenë se pjesa më e madhe e mësimit është zhvilluar online, rektori i këtij universiteti Dhimitri Bello thotë se nuk do të penalizohet asnjë student pasi shumë prej tyre nuk kanë mundur dot të ndjekin orët mësimore për shkak të mungesës së internetit.

 

DHIMITRI BELLO

REKTOR I UNIVERSITETIT FAN S. NOLI, KORÇË

“Do ta diskutojmë nëse do jetë sipas grafikut tre javë apo do ta shtrimë më shumë në kohë në ato programe ku numri i studentëve është më i madh, por nuk kemi pasur raste me covid. Kemi diskutuar me stafin që të ketë tolerancë maksimale me frekuentimin. Nuk mund t’i penalizojmë për të hyrë në provim.”

 

Në Universitetin e Durrësit dhe atë të Korçës janë afro 25 mijë të rinj në të gjitha programet e studimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *