E enjte, 1 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Afrohet koronavirusi/ Konfirmohen dy shtetas të prekur në Itali

Koronavirusi po afrohet me shpejtësi. Teksa deri tani u ka marrë jetën më shumë se 170 personave dhe ka izoluar totalisht Kinën, dy raste janë konfirmuar edhe në Itali.

 

Reklamë

Mediat italiane raportojnë se shtetasit e prekur janë turistë kinezë të ndodheshin në hotelin “Palatino via Cavour” të Romës.

 

Ata janë izoluar menjëherë, ndërsa kryeministri italian Giussepe Conte u shpreh se po merren të gjitha masat. Conte po ashtu mbylli linjën ajroje Itali-Kinë.

 

Virusi vdekjeprurës kinez ka prekur edhe SHBA, Britaninë e Madhe dhe Australinë, ndërsa dyshohet edhe për një rast në Selanik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë